‘Koronavirusi, një komplot mes SHBA-ve dhe Kinës, kundër njerëzimit?!’/ Media italiane plas skandalin botëror… Po tani?!

Ja pra që nuk paska qenë “teori konspirative” por e vërtetë e madhe! Ajo që gjithë bota e përfliste dhe drejtonte gishtin nga përgjegjësi në Azi, në fakt paska qenë një komplot mes dy superfuqive, Kinës dhe SHBA-ve, por ende prapavija e kësaj është e paqartë.

Megjithatë mediat italiane, vendi i të cilave vuajti shumë dhe pagoi jo pak nga kjo pandemi, duket se kanë marrë guximin që të zbardhin këtë mega-skandal global të luajtur në kurriz të njerëzimit.

Mediat italiane shprehen të bindura në raportimin e tyre se: “koronavirusi doli nga laboratori i Wuhanit dhe SHBA-të dhe Kina, e kanë gjetur kompromisin mbi një të ashtuquajtur “strategji daljeje” nga ngërçi, që rrethon origjinën e sëmundjes”.

“TgCom24” thotë në një analizë të tijën se, “është arritur në parim një marrëveshje ndërmjet dy superfuqive botërore, sipas të cilës, Pekini do të pranojë gabimin e do të pohojë se ‘Sars Cov 2’ doli aksidentalisht nga laboratori ku po studiohej, ndërsa shkencëtarët që u përpoqën të mbulonin fajin e tyre duke devijuar të vërtetën, do të ndëshkohen”.

Sipas “TgCom24”: “Kaq është e përgatitur të pohojë Kina. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër janë të gatshme, – sipas të njëjtës media, – që t`i pranojnë deklaratat kineze, sipas të cilave, zyrtarët e lartë vendas vetëm tani vonë e kanë mësuar edhe vetë se çfarë ka ndodhur vërtet në Wuhan”.

Fakti që kërkuesit atje janë përpjekur ta mbulojnë episodin e rëndë, ka bërë sipas versionit të Pekinit, që liderët e vendit të mos informojnë botën në kohë për rrezikun e rëndë.

“Marrëveshja thuhet të jetë shumë pranë finalizimit, dhe Washingtoni është shprehur i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin e një hetimi edhe mbi disa shkencëtare amerikanë”,- thekson “TGCom24”, të cilët duket se kanë qenë të përfshirë në studimin e virusit në Wuhan.

Sipas medias italiane, “SHBA-të, nga ana e tyre janë të gatshëm të bëjnë lojën e të paditurit dhe të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave, Pekini vetëm kohët e fundit mësoi për ‘arratisjen’ e virusit, madje shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehur të vërtetën do të ndiqen penalisht. Kjo pasi akuzohen se kanë penguar Kinën që të njoftojë SHBA-të dhe botën për kërcënimin e rëndë që po i kanosej”.

Marrëveshja midis dy vendeve është paralajmëruar nga “Tgcom24”, i cili citon se, “Presidenti Joe Biden urdhëroi në shërbimet sekrete amerikane që të nisin punën duke mos i dhënë më shumë se 90 ditë kohë, për ti prezantuar raportin”.

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetësisë), Theo Ghebreyesus, kishte vënë në dyshim raportin e lëshuar në mars nga ekipi i tij që “gërmoi” për prova në laboratorin kinez.

“Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë. Kemi konstatuar që kishte një shtytje të pajustifikueshme të afatit, për të përjashtuar teorinë që virusi ka dalë nga një laborator kinez.

Në fillim të pandemisë nuk u ndanë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë e hapur, transparente dhe bashkëpunuese në këtë drejtim. Ne u detyrohemi për të vërtetën miliona viktimave nga ky virus”,- është shprehur Ghebreyesus.

/Burimi: Tgcom24/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *