Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua ditën e djeshme në “Emshir” të Prishtinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë për trafikim të armëve dhe municionit.
Si u arratis?
Fjolla Morina u la nga gjykata e Kukësit në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas ndalimit të saj në kufi në shtator të 2020-ës. Ajo u arratis nga shtëpia ku po qëndronte, edhe pse ishte shumë pranë Komisariatit të qytetit.
Arrestimi dhe zbulimi i të dashurit?
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Interpoli.
Fjolla ka qenë kryefjala e disa prej mediave kohët e fundit, dhe për këtë arsye ne kemi zgjedhur disa nga fotot më bombë të saj. Si ka evoluar këngëtarja dhe cfarë pritet të ndodhë me të…
/Priza.al/