E rëndë në Cërrik/ 31-vjeçari plagos me thikë fqinjin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cerrik gjatë natës.

Në fshatin Shalës, Cërrik gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, ka plagosur me thikë fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Cërrik

Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *