Pas udhëtimit në hapësirë, Jeff Bezos bën gjestin e mrekullueshëm për dy persona

Miliarderi Jeff Bezos do të dhurojë 200 milion dollarë pas udhëtimit që bëri në hapësirë. Bezos do t’u dhurojë nga 100 milion dollarë gazetarit Van Jones dhe shefit të kuzhinës Jose Andres.

Bezos tha se kjo nismë është filantropike, dhe me këtë gjë ai donte që të jepte 2 çmime “Guximi” dhe “Qytetari”. Ai më tej, shtoi se ky lloj çmimi ka për synim të nderojë ata persona që kanë demostruar guxim si dhe janë munduar që të jenë bashkues në një botë përçarëse.

“Ata mund t’i japin të gjitha për bamirësi. Ose ata mund të ndajnë pasurinë. Varet nga ata. Ne kemi nevojë për bashkues dhe jo përçarës. Ne kemi nevojë për njerëz që argumentojnë shumë dhe veprojnë për atë që besojnë. Por ata e bëjnë atë gjithmonë me civilizim dhe asnjëherë me sulme. Fatkeqësisht, ne jetojmë në një botë ku kjo nuk ndodh shpesh. Por ne kemi modele. Ju vini bast për mua dhe unë e vlerësoj atë”, tha Bezos.

Featured image of article: Pas udhëtimit të në hapësirë, Bezos dhuron 200 milion dollarë: Mund të bëjnë çfarë të duan me to  

/Burimi:Buisnessinsaider / Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *