Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kurbin.
Viktima është identifikuar si 53-vjeçari P. Gj., banues në Adriatik të Kurbinit.
Policia sqaron se paraprakisht dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po pëpiqet të zbardhe të gjithë dinamikën.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç,banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.