Rreziku nga zjarret/ IGJEUM njofton: Fieri, qarku më i prekur dy ditët e ardhshme

Instituti Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që sot dhe nesër të ketë një rrezik të lartë për zjarret në pyje për shkak të temperaturave të larta në qarkun e Fierit.

Niveli i rrezikut paraqitet i moderuar dhe i ulët në zonat e tjera të vendit.

NJOFTIMI I IGJEUM:

“Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) pritet nivel “i lartë” rreziku në qarkun Fier, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme” njofton IGJEUM.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *