“Djali është përkeqësuar, vajza me babanë sëmurë”/ Ish-gjyqtares së Krujës i refuzohet për herë të tretë kërkesa për liri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar sërish kërkesën për lirim nga qelia të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha. Ajo ndodhet ë paraburgim prej 5 muajsh, pasi u arrestua nga SPAK.

Avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj. Kjo është hera e tretë në Apel e refuzimit të kërkesës për liri dhe katër herë në Shkallën e Parë.

Gjyqtarja ishte lakuar prej vitesh në media për lirimet e të dënuarve për jetë. Me urdhër të SPAK, Enkelejda Hoxha u arrestua bashkë me 9 persona të tjerë më 11 shkurt me akuzën e korrupsionit.

Ata u akuzuan se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *