“Bëhuni të pamëshirshëm me kriminelët”, Kim nga Kakavija: SHBA do të vazhdojë të qëndrojë krah jush

Ambasadorja amerikane, Yuri Kimka qenë sot e pranishme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku ka dorëzuar disa paisje për policinë, në kuadër të rritjes së kontrollit për parandalimin e trafiqeve.

Gjatë fjalës së saj, Kim tha se është e rëndësishme që të rritet dhe forcohet bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe të rritet siguria e kufijve që përbëjnë interes për të gjitha vendet.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu mes jush. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje.

Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.

Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.

Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drogërave është thelbësore për sigurinë rajonale. Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm.

Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”, tha Kim gjatë fjalës së saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *