David Alaba ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare dhe është prezantuar sot si lojtar i ri i Real Madridit, ndërsa ka zgjedhur edhe numrin që do të mbajë në skuadër.
Pas një dekade në radhët e Bayern Munich mbrojtësi austriak është larguar me parametra zero nga bavarezët, për të nisur dhe provuar një aventurë të re te klubi “los blancos”.
Mbrojtësi i majtë austriak ka përzgjedhur numrin 4, të cilin e ka patur kapiteni Sergio Ramos, që para pak ditësh u largua për te Paris SG.
/Priza.al/