Vunë dorë mbi një nga perlat e natyrës shqiptare/ Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e HEC-ve, pranon kërkesën banorëve dhe shoqërisë civile?  

Një nga perlat e natyrës shqiptare siç është lumi i Valbonës në Tropojë, që deri tani nuk i shpëtojë dot makutërisë së politikës gërshetuar me interesat e parasë, ka një fije shprese për të mos u rrënuar totalisht.

Puna në kantiret ku po ndriheshin dy HEC-e lokale është ndërprerë përkohësisht nga Gjykata e Lartë, deri në vendim të formës së prerë.

Edhe pse Valbona konsiderohej si një prej perlave të natyrës shqiptare dhe një potencial i madh turistik, dëshira e disa bizneseve të lidhura me politikën nuk nguroi që edhe këtë lum ta fuste në tuba dhe ta betonizonte luginën e saj, vetëm për përfitime të një grupi të ngushtë personash.

Valbone Hec 640x421

Kështu, sot Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Në vendimin e marrë këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, si dhe “Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare”, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë “KALO & ASSOCIATES”, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve “Dragobia” dhe “Cerem” në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare “Dragobia Energy SHPK”.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

Kështu, Gjykata njofton sot se, ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Gjykata e Tropojës shpalli moskopetencën, lidhur me këtë çështje, duke e dërguar kërkesë-padinë në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

 

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *