Video/ I arratisur nga burgu, i maskuar dhe me armë, shqiptari grabit bankën në Greqi!

Në mediet greke bëjnë sërish jehonë shqiptarët. Në titujt kryesorë përmendet grabitja e bankës e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Peristeri në Athinë, nga një shqiptar 42 vjecar. Identiteti tij ende uk bëhet me dije për mësohet se ai ishte arratisur nga burgu, dhe në bashkëpunim me një shtetas grek, 58 vjec, kanë kryer veprën penale. Policia ka mundur ti arrestojë dhe sot është publikuar edhe video e grabitjes.

Nga pamjet e regjistruara shihet 42 vjecari i maskuar dhe i armatosur , i cili kërcënon arkëtarin me armë. Ky i fundit, si pasojë e kanosjes, i dorëzon të gjitha paratë, dhe pasi krimineli mori shumën doli duke u arratisur me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.

Por arratia nuk zgjati shumë. Dy grabitësit u lokalizuan dhe pavarësisht rezistencës u prangosën. Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk publikohet iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro që grabiti dhe veshjet e përdorura. Grekut iu gjet një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Akuzat kundër autorëve janë për komplot për të kryer grabitje dhe shkelje të ligjit për armët . Përveç kësaj, 42-vjeçari përballet me akuza të dhunës ndaj punonjësve dhe 58-vjeçari përballet me akuza penale të mosbindjes!

Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.

/Burimi: protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *