‘Bilanc lufte’ në rrugët e Shqipërisë/ INSTAT nxjerr shifrat, ja sa viktima janë shënuar në 6 muaj

Sipas statistikave të INSTAT gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 në Shqipëri, humbën jetën 105 persona, si pasojë e aksidenteve rrugore. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku humbën jetën 74 persona, kjo shifër është në rritje.

 Në muajin Qershor 2021 sipas INSTAT, numri aksidenteve është rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat tregojë se në Qershor 2021 u shënuan 124 aksidente rrugore ndërsa në të njëjtin muaj të 2020-tës pati 115 të tilla.

Krahasimi gjashtëmujor thotë INSTAT, paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Duke analizuar shkaqet e këtyre aksidenteve INSTAT mbërrin në përfundimin se 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Shkaktarë të aksidenteve nuk janë vetëm shoferët e papërgjegjshëm. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *