‘Nuk duam të vaksinohemi! Ju po na vdisni!’/ Grekët ngrihen kundër qeverisë, protesta masive në Athinë dhe përplasje me policinë    

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, qytetarët e Greqisë kanë vendosur më në fund t’u thonë “Jo” eksperimenteve të qeverisë me ta duke i deturuar që të vaksinohen kundër flamës globale.

Me slogane si “Nuk duam të vaksinohemi!”, “Ju po na vdisni me vaksina!”, apo

“Poshtë komploti Kinë-SHBA!”, me mijëra qytetarë mbushën sot rrugët e Athinës duke protestuar ndaj vendimit për të vaksinuar me detyrim popullatën nga ana e qeverisë.

Siç raportuan edhe autoritete policore të Athinës, rreth 2500 persona protestuan sonte në sheshin “Sindagma” në Greqi, kundër vaksinimit me detyrim, për ta bërë atë sipas një vendimi të qeverisë greke, ndërsa pati përplasje të forta edhe me policinë.

Me pankarta në duar protestuesit kërkuan që askush mos të detyrohet ta bëjë vaksinën, aq më tepër të penalizohet për kundërshtimin e tij për t‘u vaksinuar.

Mes protestuesve ndodhen edhe dhjetëra anëtarë të shoqatave fetare, të cilët hedhin edhe teori anti-kospiracioni lidhur me virusin dhe prejardhjen e tij sipas tyre nga Kina në bashkëpunim me SHBA-të.

E ndërsa sërish shifrat e të infektuarve mbeten të frikshme, me rreth 3000 infektime në ditë, ekspertët e epidemiologjisë ngrenë alarmin për përhapje edhe më të madhe të Covid-19, kryesisht mes të pa vaksinuarve.

Situata më alarmante ndodhet në Atikë dhe në Kretë, ndërsa shifra të larta kanë edhe ishujt që janë edhe destinacionet kryesore turistike në vend.

/Burimi: TaNea/ Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *