Quhet MagLev treni më i shpejtë në botë, i cili arrin një shpejtësi marramendëse prej më shumë se 600 km / orë . Kina zbuloi trenin e saj më të ri, i cili shfrytëzon parimin fizik të tërheqjes magnetike (maglev), dhe për këtë arsye nuk duket sikur ecën, por sikur pluskon në ajër falë një fushe elektromagnetike që e bën praktikisht të rrëshqasë mbi shina. Për këtë arsye pretendohet se është automjeti tokësor më i shpejtë në botë.
Sistemi i ri i transportit, i zhvilluar pas 5 vitesh hulumtim, bëri debutimin e tij publik në qytetin bregdetar Qingdao, në provincën lindore të Shandong: shpejtësia e tij do ta lejon atë të lidhë Shangain me Pekinin në rreth dy orë e gjysmë. Për të përfunduar një udhëtim prej mbi një mijë kilometrash. Treni u zhvillua tërësisht nga Kina, duke shënuar “arritjen më të fundit shkencore dhe teknologjike të vendit në fushën hekurudhore”, sipas Korporatës Rrugore Hekurudhore të Kinës, kompania kryesore e projektit.
I prodhuar nga kompania shtetërore, China Railway Rolling Stock Corporation, ai thuajse nuk dëgjohet kur kalon – kaq të ulët e ka nivelin e ndotjes akustike, ndërsa kërkon më pak mirëmbajtje sesa trenat e tjerë të shpejtësisë së lartë.
Një prototip i këtij treni i ishte paraqitur medias në 2019-tën. Hekurudhat e shpejtësisë së lartë gëzojnë përparësi në Kinën që synon t’i lidhë me tren shumicën e qyteteve të saj kryesore, me qëllimin të reduktohet koha dhe shpenzimet e nevojshme për të udhëtuar në vendin me popullsinë më të madhe në botë.
Aktualisht, një tren mesatar i shpejtësisë së lartë atje mund të lëvizë me rreth 350 km/ orë, ndërsa avionët fluturojnë me 800-900 km/ orë. Trenat si ky i prezantuar së fundi shpresohet se do të arrijnë të mbushin hapësirën kritike mes këtyre të dyjave.
/Burimi: ilgiorno.it/ Përshtati: Priza.al/