KUJDES! Sigurohuni të mos jeni duke ngrënë kur ti shikoni… +16
Nëse të zë pa pritur dhe të mbështjell dhe të spërdridhet rreth teje me trupin e tij të stërmadh, atëherë beso se ke marrë rrugën drejt “gojës së vdekjes”!
Vetëm një mrekulli do të të shpëtonte të mos ishe një vakt në stomakun e një përbindëshi të tillë.
Drerë, krokodilë, e madje edhe qenie njerëzore, janë kapërdirë nga gjarpërinjtë pitonë gjatë viteve. Por si mund të hanë ata pre kaq të mëdha?
Përkundër besimit të zakonshëm por të gabuar se ata dislokojnë nofullën e tyre për të kaluar ushqimin poshtë, ata në fakt arrijnë ta bëjnë falë elasticitetit të indeve që lidhin kockat e nofullave të tyre.
Ndryshe nga gjitarët, gjarpërinjtë pitonë kanë një nofull të poshtme që ndahet në dy pjesë të pavarura nga njëra-tjetra dhe kjo i jep shumë hapësirë manovrimi gojës së tyre për të kapërcyer pre të pamasë.
Disa specie pitonësh mund të modifikojnë metabolizmin e trupit të tyre pas vaktit e madje të zmadhojnë masën e organeve të tyre, si zorrët, pankreasin, zemrën e veshkat
“Dy anët e nofullës së poshtme të gjarprit piton janë të lidhura me një ligament elastik që u lejon atyre të ndahen”,- thotë Patrick Gregory, profesor biologjie në Universitetin e Victoria në Australi.
Python regius duke gelltitur miun
Ndërsa në lidhje me tretjen e ushqimit gjigand, studiuesit thonë se disa specie pitonësh mund të modifikojnë metabolizmin e trupit të tyre pas vaktit e madje të zmadhojnë masën e organeve të tyre, si zorrët, pankreasin, zemrën e veshkat, me qëllim të procesojnë masën e kalorive.
Live Science ka përgatitur një galeri me gjarpërinj të tillë të uritur, në veprim…
(Malayopython reticulatus) duke mbytur prene me shtrengim
Piton i gjelbër (Morelia viridis), nga Guinea, që konsumon një mi pylli, duke qëndruar në pozën klasike.
Piton kokëzi australian preferon brejtesit
Gjithashtu pitoni oliver duke gëlltitur kësaj radhe një këlysh krokodili, në Queensland, Australi në 2019.
Një piton ‘burmez’ në Florida gjeti vdekjen nga preja e tij, teksa kishte gëlltitur një dre të tërë.
Pitoni oliver (Liasis olivaceus), i kudondodhur në Australi duke gëlltitur vaktin e vitit: Një kangur wallaby.
Pitoni afrikan (Python sebae) duke shtrydhur për vdekje një pelikan në Kenia.
Pitoni indian që gëlltit një dre në parkun e Sri Lanka.
/Priza.al/