Mungesa e energjisë elektrike është një ndër problematikat më shqetësuese për banorët e Lezhës. 4 fshatra të Lezhës prej tre ditësh janë në mungesë totale të energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për një defekt në linjen e tensionit të ulët që ka prekur fshatrat e Grykë Zezës, Grykë Manatisë, Malësinë e Lezhës dhe Patalej.
Nërkohë OSHEE ka reaguar rreth problematikës dhe ka thënë se po punohet për zgjidhjen e problemit.
/Priza.al/