Lojërat Olimpike/ Vjosa Osmani niset drejt Japonisë, mbështet 11 sportistët e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë do të jetë prezente në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Në një njoftim të Presidencës për mediat, thuhet se Osmani do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shtetit japonez. Ajo do të pritet nga Perandori Naruhito, teksa do të realizojë takime edhe me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetëror.

Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios. Osmani i ka përgëzuar sportistët duke uruar që secili prej tyre të triumfojë në disiplinat përkatëse sportive, ku sidomos xhudistët pretendojnë për medalje olimpike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *