Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi mbante me vete thikë. Policia bën me dije se 25-vjeçari P.Q., u arrestua në flagrancë pas kontrollit fizik të bërë ndaj tij.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin P. Q., 25 vjeç, banues në Radhimë, sepse gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë të ftohtë (thikë). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Priza.al/