Vetëvritet me armë zjarri bizesmeni në Fier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se biznesmeni me inicialet A. A., është gjetur i vdekur në dyqanin e tij. Deri më tani, sipas policisë dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por policia po heton rastin.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 15:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *