Sali Berisha zbulon ‘prapaskenat’: Rroftë Gjykata e Lartë e Partisë! Ja pse ndryshoi trupën gjykuese të Saimir Tahirit

Dosja në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të trupit gjykues Ilir Pandën dhe dy anëtarët Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësorë. Shorti i hedhur gabimisht kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rihedhjes së shortit dhe ndryshimin e gjyqtarëve që do shqyrtojnë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Berishës pas kësaj lëvizje fshihet një lojë që sipas tij ka si synim për të shpëtuar Saimir Tahirin nga dënimi. Gjyqtarët e rinj që u caktuan për të gjykuar çështjen e Tahirit, sipas tij janë të besuarit e “Partisë”.

“Rroftë Gjykata e Lartë e Partisë! Miq, me urdher të Partisë, Kreut të Meduzës, me urdhër të Partisë së Drogës.”

Kështu duket pas kërcënimeve të Sajes ndaj kreut të meduzës Edvin Xibrakës, u urdhërua ndryshimi i trupës gjykuese dhe e vet relatorit të dosjes gjykatësi Sander Simoni dhe me detyrë partie në trupën gjykuese u ngarkua Sadushi i Partisë, te cilit në dhunim te kushtetutes kryetare e KLGJ, Llagami me urdhër të Partisë i mban sekret vetingun e tij.

Kjo sepse po të publikohet vetingu i Sadushit të Partisë siç dëshmoi vetingu i bashkshortes së tij, gjykatses të apelit Petri Sadushi i Partisë, duhet të ndiqej penalisht, dhe jo të promovohej në krye te gjykatës së lartë. Në krah të Sadushit të Partisë në trupën gjykuese të Sajmir Drogës, u rendit besnikëerisht ish ministri i Partisë, Ilir Panda, i cili mori përsiper relatorin e Partisë! Miq ju ftoj të brohorisni Rroftë Gjykata e Lartë e Partisë. sb”

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshendetje Doktor Berisha. Një kulisë e madhe po zhvillohet për të shpëtuar nga denimi penal, Baronin e Drogës, Eskobarin e Europës, Saimir Tahiri (Saje Qorri).

Në mënyrë tejet të dyshimtë është zëvendësuar Gjykatësi relator i cështjes në Gjykatë të Lartë, një person me shumë integritet si Sandër Simoni, me ish-Ministrin Socialist të Drejtesisë Ilir Panda; si dhe me të birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.

Shpëtimi nga dënimi i Narko-Trafikantit që ishte njëkohesisht ministër i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORIT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI”, thekson Sali Berisha në publikimin e tij.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *