Durrës/ Kamioni përplas 60-vjeçarin me biçikletë!

AMBULANC

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një 29-vjeçar me iniciale V.B. i cili ka qenë duke drejtuar një kamion ka përplasur një 60-vjeçar me biçikletë. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *