Një person i vetëshpallur udhëtar në kohë, ka parashikuar dhe ka shpallur me shumë insistim se të alienët gjigandë me 7 këmbë do të zbarkojnë në Tokë në maj 2022. Teksti në video pretendon me epërsi: “Jashtëtokësorët do të bëjnë shfaqjen e tyre të parë në planetin tonë vitin e ardhshëm. Data e saktë kur ata janë parë së pari është 24 maj 2022.”
Ai pretendon se “krijesat mitike quhen Niros dhe do të vijnë në paqe, por amerikanët do t’i sulmojnë duke nisur kështu një betejë ndërhapësinore”.
Artikulli befasues për jashtëtokësorët vjen nga prestigjiozia ‘The Sun’. Gazeta e njohur britanike citon një person që e përshkruan veten si “udhëtar në kohë”, i cili parashikon se alienë 2 metra të gjatë do të zbarkojnë në Tokë majin e vitit 2022, dhe se do të ketë një luftë “ndërdimensionale” me SHBA-në.
Sado absurd që tingëllon ky pretendim, ai është shpërndarë më shumë se 90 mijë herë në internet e ka marrë me mijëra pëlqime. Më shpejt, videoja e këtij personi është përhapur në TikTok.
Udhëtari në kohë nuk beson se njerëzit do të fitojnë “luftën ndër-dimensionale” të parë dhe thotë se njerëzit mund të “marrin me qira” superfuqitë.
Vetëm pak ditë më parë, po në këtë platformë një tjetër i vetëquajtur “udhëtar në kohë”” i TikTok parashikoi që tërmeti më i madh në botë do të godiste Kaliforninë brenda tre vjetësh.
Sipas parashikimeve të tij , e para nga dy ngjarjet për të cilat duhet të mbrojmë veten është zbulimi i dukshëm i përbindëshit Cerine Croin vitin e ardhshëm. Klipi tregon një fotografi të detit dhe shoqërohet me shkrimin “2022: Zbulohet krijesa më e madhe ndonjëherë, Cerine Croin”. Nuk është bërë e qartë se ku do të gjendet ky përbindësh, as çfarë lloj krijese ishte.
Parashikimi i dytë përshkruhet thjesht si: “2024: Tërmeti më i madh në botë godet San Ysidro, California.” Dhe, një tjetër “udhëtar në kohë” i TikTok, i cili pretendon se e ka vizituar nga viti 2582, thotë se Toka do të zhytet në errësirë për pesë vjet.
/Burimi: The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/