Rilind qendra e Gjirokastrës, por Çerçiz Topullin e varin në kavo dhe e heqin nga sheshi!

Një nga veprat simbol i kulturës shqiptare është busti i heroit Çerçiz Topullit në Gjirokastër, i ndërtuar në vitin 1934 nga Odhise Paskali. I pasur me vlera artistike, sheshi i qytetit të Gjirokastrës nuk mund të kuptohet pa këtë statujë.

Mirëpo ditën e sotme monumenti, së bashku me vlerat historike dhe artistike që mbart, është varur në kavo dhe është zhvendosur për shkak të rikonstruksionitsheshit që po zhvillohen për rehabilitimin dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor. Ende nuk ka informacione për vendin se ku po ruhet vepra historike!

Ndërkaq, sot Kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministria e Arsimit, Elva Margariti, kanë inspektuar ecurinë e punimeve.

“Në kantierin për transformimin e sheshit qendror në një hapësirë këmbësore me parking nëntokësor (realizuar 40% e punimeve), për ti dhënë një cilësi të re zonës historike, duke e çliruar zemrën e qytetit nga amullia e makinave të parkuara kuturu”, u shpreh Kryeministri.

Ndërsa, Margariti u shpreh se Gjirokastra është konsideruar si një “muze në qiell të hapur”, teksa theksoi se tashmë ka përfunduar projekti i spostimit të bustit të Çerçiz Topollit dhe do të ndërtohet një strukturë e posaçme brenda të cilit ai do të vendoset.

Margariti përmendi edhe shqetësimin e UNESCO-s, por tha se muri për të cilin u ngrit shqetësimi u studiua, dhe arkeologët dolën në përfundimin që nuk ka asnjë vlerë historike. Ajo u shpreh se është abuzuar mediatikisht për shkak të informacioneve të pjesshme.

“Në këtë rast në fillim të qershorit kemi pasur një komunikim për të gjithë planin e menaxhimit që dërgojmë në UNESCO si për Beratin, por edhe për Gjirokastrën. Ata nuk janë shprehur se donin pezullimin e punimeve sepse bie ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin ekspertëve të tyre për monitorim të punimeve të cilat po kryhen. Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve, në rastin konkret me përroin e Nanxës i cili ka problematike me pjesën e eurozionit. Po ashtu kemi integruar një tjetër projekt atë të restaurimit të urave të vjetra për të lidhur një tjetër unazë pedonale që kemi menduar t’i shtohet qytetit. Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lëna nga UNESCO ne duhet të bëjmë të mundur që qendra historike të mos jetë më një hapësirë ku të kalohen makina.”

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *