Nuk kishin kaluar as 3 orë nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që tronditën ishujt e Egjeut në Greqi, ku një tjetër tërmet por këtë herë pak më i lehtë ka rënë fare pranë kufirit me Shqipërinë.
Qendra sizmiologjike e Athinës ka raportuar për një tërmet tjetër të regjistruar pak momente më parë në Greqi.
Sipas të dhënave epiqendra ndodhet 25 kilometra në Veriperëndim të Janinës.
Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte 4.3 ballë i shkallës “Rihter” me një thellësi fokale prej 10 km, me epiqendër 25 km në Veriperëndim të Janinës.
Ky është tërmeti i tretë i një fuqie mesatare për ditën e sotme në Greqi, pasi para rreth 3 orësh dy tërmete të një pas njëshëm me magnitutë 4.5 dhe 4.6 ranë pranë brigjeve të Egjeut duke frikësuar qytetarët.
Greqia është përfshirë ditët e fundit nga disa tërmete të një pas njëshëm jo të një fuqie të madhe por që gjithsesi kanë krijuar panik dhe pasiguri te qytetarët.
/Priza.al/