Kishin zgjedhur Shqipërinë për turizëm aventure, por çifti francez përballet me ‘surprizën’ e pakëndshme në Parkun e Llogorasë  

Shqipëria është një vend ideal për turizmin e aventurës, dhe kohët e fundit janë të shumtë vizitorët Perëndimorë që po e shëtisin vendin tonë pikërisht për këtë lloj atraksioni.

Megjithatë, jo të gjithë turistët e huaj që vijnë në vendin tonë mund të jenë ekspertë dhe të zotë për turizmin e aventurës dhe mbijetesën në kushte të egra.

Një çift francez lëshuan sot sinjalin “SOS”, pasi konstatuan se kishin humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogorasë.

Menjëherë policia është vënë në kërkim për gjetjen dhe shpëtimin e tyre, teksa kontrollet po bëhen nga toka, me dronë dhe nga deti me gomone.

Ata janë nisur në mëngjes nga Llogoraja për të dalë në Karaburun dhe në gjirin e Gramës.

Aktualisht në terren janë dy grupe punonjësish që po kërkojnë, por se nuk është hera e parë që turistët humbasin në këtë zonë.

Më tepër se 1 muaj më parë, sërish një grup turistësh humbën në këtë zonë, por u gjetën më pas nga ana e efektivëve të policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *