‘Ku ka zë, nuk është pa gjë’! A po ‘vjedh’ Kim Kardashian ish-të dashurin e mikes së saj?

Ndarja e Alex Rodriguez me Jennifer Lopez dhe ajo e Kim Kardashian me Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes gjithë këto kohë.

Së fundmi emrat e Alex dhe Kim po lakohen në mediat e huaja për një romancë mes tyre. Sipas ‘The Mirror’ thuhet se Kris Jenner e ka shtyrë yllin e “Keeping Up With The Kardashians” për të dalë me Alex Rodriguez, ish- i dashuri i Jenifer Lopez. Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.

“Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë rrugëtimin e saj në fushën ligjore [Kim po studion për drejtësi dhe ka bërë fushatë për reformën në burg. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës”, tha një burim për revistën “Heat”.

Kim konfirmoi ndarjen nga Kanye West në shkurt, ndërkaq Alex u nda nga e fejuara e tij Jennifer Lopez në prill të këtij viti. Sipas një mediave, Kim po mban kontakte me Alex dhe po e konsideron seriozisht të nisë një lidhje me të pasi ajo dëshiron të ketë në krah një burrë që i përshtatet financave dhe statusit të saj.

/Burimi: The Mirror/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *