Policët shqiptarë ankohen gjithmonë se kanë paga shumë të ulëta dhe kushte të vështira pune, por nuk mungojnë as nga ata që kanë arritur edhe mirëqenie falë mbajtjes së uniformës blu veshur.
Megjithatë në botë ka edhe raste më ekstreme, ku policët apo shefat e policisë dinë të marrin vërtet ryshfet dhe jo 1000 lekësha nga shoferët që ta japin atë vjedhurazi kur i ndalon në ndonjë kthesë.
Një koleg i këtyre policeve tanë, por në Rusi, duket se ka ditur të bëjë “bingo” duke mbajtur veshur uniformën e Policisë.
Apartamenti i tij, një dupleks në një prej qyteteve të Rusisë, ishte një pallat i vërtetë “mbretëror” si ata të kohës së Carëve. Banjo e larë në ar, sauna, mobilie klasike të lara gjithashtu në ar, si dhe një sallë bilardoje, ishin komoditetet e jetës luksoze të shefit të policisë.
“Një çmenduri ruse!”,- do ta konsideronte “Daily Mail” komoditetin e tepruar dhe të vënë në mënyrë korruptive të oficerit të policisë ruse.
Pasi është zbuluar shefi i policisë në Rusi është shkarkuar nga puna, pasi akuzohet për korrupsion.
Përveç luksit të shfrenuar, Alexey Safonov, 45 vjeç, kishte edhe një banjë të gjithën prej ari. Zyrtarët anti-korrupsion që hetojnë Safonovin, kanë postuar fotot të pronës, ku duket edhe tualeti prej ari, vaska, bideja dhe lavamani.
Shtëpia madje përfshin luks të ekzagjeruar me mobilie të stilit klasik, tepër të shtrenjta, një sauna dhe një dhomë për bilardo. Hetuesit thonë se Safonov dhe kolegët e tij, merrnin para nga shoferët e kamionëve që ata t’i shpëtonin pas kontrolleve kur transportonin pajisje të jashtëligjshme për mafien ruse.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/