Roma ka mbyllur blerjen e Granit Xhakës nga Arsenali. Sipas “Calciomercato.it”, tashmë klubet kanë arritur në përfundim të një marrëveshje që së shpejti do të bëhet edhe publike. Mourinho i gatshëm të mirëpresë shqiptarin.
Roma do të paguajë në total 20 milionë euro për Xhakën. Me ardhjen e tij, Mourinho do të kompletojë formacionin e tij të dëshiruar 4-2-3-1 .
Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.
/Burimi: calciomercato/ përshtati në shqip Priza.al/