Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të procesit të pikëzimit, ka renditur prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.
Kështu KLP ka vendosur emërimin e dy prokurorëve të sipërpërmendur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Vlen të përmendet se KLP ka emëruar deri më tani 15 prokurorë në SPAK, ndërsa kjo e fundit, javët që lamë pas ka kryer me sukses një sërë operacionesh, ku janë goditur dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.
Përveç intervistimeve, në takimin e sotëm të KLP-së do të diskutohet lidhur me pozicionimin e prokurorëve të ndryshëm në pozicionet vakante të Prokurorive në rrethet e vendit por edhe në Tiranë. Po ashtu sot, do të votohet edhe për miratimin e dorëheqjes së Agron Gjanajt, nga pozicioni si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë në Durrës.
/Priza.al/