Përfitoi nga përmbytjet dhe u shtir sikur ndihmoi qytetarët, videoja e nxjerr zbuluar gazetaren gjermane

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi leu veten me baltë para transmetimit live për të treguar se po ndihmonte qytetarët që ishin në vështirësi nga përmbytjet.

Mediat e huaja raportojnë se Susanna Ohlen, 39, u lye me baltë për të pretenduar se kishte dhënë një dorë me përpjekjet për pastrim në Bad Munstereifel pas  përmbytjes së rëndë që mori të paktën 128 jetë në Gjermani.

Ndërkohë një qytetar ka kapur momentin kur gazetarja po bëhej me baltë para regjistrimit të reportazhit.

Nga pamjet duket momenti kur Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme, përkulet për të marrë baltë dhe lyen veten, mes shtëpive të  dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat.  Ajo pastaj përkulet për herë të dytë, kësaj here duke fshirë baltën në fytyrë.

Shikuesi mund të dëgjohet duke qeshur në sfond ndërsa kthehet përsëri për t’u përballur me ekipin e saj të kamerës.

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe prezantoi Mirëmbrëma RTL, Mirëmëngjesi Gjermani dhe Pikën 12.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *