‘Bën sikur nuk di asgjë, Vuçiç më ka kërkuar shumë shërbime…’/ Krimineli i nxjerr ‘bojën’ presidentit serb në gjyq

Veljko Belivuk, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal foli për marrëdhënien e tij të pretenduar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe për njerëz nga partia e tij. Siç tha ai, Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kërkuan më shumë shërbime, duke filluar nga kërkesa për të kontrolluar që tribunët e Partizanit të mos brohorisnin kundër presidentit; për të frikësuar ata që organizonin protesta kundër qeverisë; për të siguruar paqen në “Paradën e Krenarisë”, etj.

Në fillim të gushtit, Prokuroria e Krimit të Organizuar pritet të paraqesë një padi kundër Veljko Belivuk gjithashtu i njohur si Velja Nevolja, udhëheqësi i grupit kriminel huligan “Principi”, pasi akuzohet për 5 vrasje; një pengmarrje dhe trafik droge. Klani i Belivukut  konsiderohet si një nga më brutalët në rajon.

Por gjithashtu është përfolur se gjithë kohën kanë pasur kontakte të forta me shtetin, më konkrektisht me presidentin e vendit.

“Vendosa të them gjithçka për marrëdhëniet e mia me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç; Ministrin e Brendshëm, Aleksançar Vulin, vëllain e Vuçiç, miqtë, kumbarët dhe të gjithë politikanët e tjerë që na kërkuan shërbime, dhe tani ata bëjnë sikur nuk dinë dhe duan të lajnë duart nga ne,“- tha Belivuk.

Ai tha se mbajti kontakte me Presidentin Vuçiç kryesisht përmes huliganit Aleksandar Vidojević, i njohur më mirë si Aca Rošavi, i cili është mik i djalit të presidentit. Ai gjithashtu kërcënoi se do të tregonte më shumë detaje në të ardhmen “nëse disa njerëz nuk vijnë në vete”.

/Burimi: krik.rs/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *