Një automjet i llojit ‘Ford Fiesta’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se aksidenti është regjistruar këtë mesditë në rrugën Ksamil-Sarandë.
Bëhet me dije se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte.
Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit, personi me inicialet E.H., është gjobitur për shkak të tejkalimit të shpejësisë.
/Priza.al/