Fundjava që presim përpara parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore. Dy ditët në vijim parashikohen me mot të kthjellët dhe plot me diell.
Sipas sinoptikanëve nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme. Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.
Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.
/Burimi: Sherbimi Meteorologjik Ushtarak/