Janë pamje të rënda ato që vijnë nga aksidenti i ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Krujë-Milot, ku raportohet se tre makina janë përplasur duke lënë tre të plagosur.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, dyshohet se një nga person ka ndërruar jetë në këtë aksident.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për përplasje të fortë, ndërsa makinat janë dëmtuar në shkallë të lartë.
Sipas informacioneve paraprake, një person, rreth 60 vjeç me inicialet Q.Sh., ka ndërruar jetë nga ky aksident dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot, në Tapizë.
Konkretisht dy makina, të cilat janë shkatërruar plotësisht siç shihet në foto, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjeve, 60-vjeçari që drejtonte një prej mjeteve, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Njoftimi i plotë:
“Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç.
Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”.
/Priza.al/