Aksident tragjik në Durrës/ Përplasen dy makina në Hamallaj, vdes pasagjerja! (Video)

Fatkeqësisht fundjava e sotme nis me një aksident tragjik. Mësohet se rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, dy makina janë përplasur në Hamallaj të Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një grua me inicialet E.H., e cila ishte pasagjere.

Siç duket nga pamjet nga vendi i ngjarjes, mjeti tip “Benz” i ka “rënë” nga pas makinës ku qarkullonin 67-vjeçari me iniciale G.H., dhe viktima që ndërroi jetë në vend.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/Burimi videos: Dosja.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *