U kap me kanabis në makinë nga ‘blutë’ e Elbasanit, i hidhen prangat Azem Hajdarit dhe shokut të tij, 19-vjeçarja lushnjare lihet e lirë  

Djali i vogël i ish-deputetit të ndjerë dhe martirit të demokracisë, Azem Hajdarit, pra Azem Hajdari i ri do të mbetet pas hekurave për veprën penale “shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.

23-vjeçari Hajdari që mban emrin e të atit të ndjerë, u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer, u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin dy djemtë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në makinën “Audi A6” e vitit 2013, me të cilin udhëtonin ishte dhe një 19-vjeçare nga Lushnja, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë procedim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *