Skandali! Hapin biznese mashtruese në vend me NIPT dhe… Kamerunasit zhvatin 4 milionë euro në Shqipëri, subjektet ende aktive në QKB  

Shqipëria është bërë një “parajsë” jo vetëm për pastruesit e parave të pista dhe ata që investojnë fonde të dyshimta në aktivitete të ndryshme biznesi, por edhe një vend i preferuar për hajdutët dhe mashtruesit e internetit.

Këta të fundit duket se kanë gjetur teren në volitshëm në Shqipëri, për të bërë fitime, nisur edhe nga kultura e pakët me rrjetet elektronike që kanë bizneset shqiptare dhe individët.

Pas një operacioni të ndërmarrë dje nga prokuroria e Tiranës dhe policia shtetit, u bë i mundur arrestimi i 4 shtetasve, të cilët kishin mashtruar biznesmenët duke iu grabitur 4 milionë euro.

Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe dy të tjetër janë nga Kameruni. Ndërsa në kërkim janë shpallur dhe 8 shtetas të tjerë, të huaj.

Të arrestuarit nga policia janë Donald Anu, 34 vjeç, nga Kameruni, alias Ugochukwu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, nga Kameruni, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasja H. M., nga Kameruni, banuese në Tiranë.

Sipas të dhënave të ofruara nga drejtuesja e “Open Data”, Aranita Brahaj, figurojnë 13 kompani në emrin e këtyre shtetasve të ndaluar dhe të kameruansve, por që janë ende aktive edhe pse ka nisur hetimi ndaj tyre.

Brahaj me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se “Dy shtetas të huaj në bashkëpunim me dy shqiptar kanë regjistruar në QKB të paktën 17 biznese (sipas prokurorisë) dhe kanë verifikuar se këto biznese përdoreshin për të hapur llogari bankare me emra të ngjashëm me biznese të vërteta dhe të mirënjohura në vend.

Duke përfituar nga regjistrimi me NIPT dhe Emër Biznesi dublues, mashtruesit kanë adresuar  përmes telefonit dhe emailit, disa klientët të derdhnin pagesa në llogari bankare që nuk ishin të NIPTI-T autentitk por të NIPTI-T të Dubluar.

Pra mashtrimi nuk është vetëm tek aksesi i të dhënave të faturës dhe detyrimit, Mashtrimi Bazë është tek regjistrimi i NIPT-eve me emra të bizneseve të famshëm dhe suksesshëm shqiptar e te huaj”.

Ç’do të thotë NIPT që Dublon emër tregtar apo emër të njohur në hapësirën tregtare

Brahaj më tej shprehet se shembull Kompania Kraco Limited është krijuar nga kamerunasi Flevious Njobarah Kengong i biri i Kenkongut, i lindur në vitit 92. Me 100 Lek kapital ky Kenkog-u ka regjistruar në QKB një kompani me emrin e markës më të njohur të çajrave, ushqimeve dhe të tjera Produkteve shqiptare KRACO. Në këtë moment kamerunasi thjesht ka shtuar prapashtesën Limited që është prapashtesa anglisht për SHPK.

“Pyetje: A trajnohet punonjësi i QKB për këto detaje gjuhësore e terminologjike. A ka vetë institucioni rregullore të qarta që instruktojnë vet-rregullim për dublim në emër formim përmes prapashtesave teknike. Me pak fjalë a ka diku pak mosveprim institucional dhe neglizhencë???

Vallë janë aq jo inteligjent sa të mos kenë asnjë lloj ideje kur me të njëjtin numër telefoni dhe adresë emaili një shtetas x apo 2 x-a, nga Kameruni regjistrojnee  23 biznese për çudi me emra të Grupeve të njohura dhe promovuara të biznesit shqiptar, thjeshtë duke shtuar një prapashtesë LIMITED që do të thotë në anglisht shpk.

Numri 0696912xx0 ne databazën Open Corporates Albania është jo në 7 (sa zbardh publikisht prokuroria) por në 23 NIPTE të regjistruara.  Më i hershmi është në vitin 2019”,- shkruan Brahaj.

Sipas saj, mashtrimi është bërë me regjistrim biznesesh me emra biznesesh vendase, dhe këtu një pjesë e pa-veprimit është edhe tek Institucioni që regjistron duke mbrojtur të drejtën e emrin, markës, brandit nga dublimi me prapashtesë terminologjike LIMITED.

Skema e mashtrimit, mbi 4 milionë euro

Kjo skemë quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike”, pasi këta persona kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve.

Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, këta persona kanë bërë lëvizjet e tyre.

Ata kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e biznesit pritës të parave, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re. Ata duke qenë në brendësi të komunikimeve kanë qenë në gjendje të prodhojnë një mesazh të postës elektronike me pamje të njëjtë me të vërtetin.

Që kjo skemë të funksiononte, këta persona kishin hapur biznese fiktive dhe në shumë raste me dokumente të falsifikuara të krijuara nëpërmjet pajisjeve elektronike, por dhe llogari bankare me dokumente të falsifikuara si administratorë subjektesh. Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta persona kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera.

Ato kishin të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 17 biznese me emra të ndryshëm dhe që më pas në emër të këtyre kompanive kishin hapur numra llogarish bankare. Pjesë e këtij mashtrimi kanë rënë biznese nga 9 shtete të ndryshme të botës, nga SHBA-ja deri në Filipine.

Më poshtë janë emrat e kompanive që janë aktive ende e kësaj dite së bashku me NIPTET e tyre aktive:

1. M01406024K – TANG KWOK YUE http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M01406024K
2. M01622006G – PILATUS AIRCRAFT LTD http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M01622006G
3. L92431008C – MICHAEL ODYLON LAGMAN ROMERO http://www.opencorporates.al/sq/nipt/L92431008C
4. L91922013G – KRACO LIMITED http://www.opencorporates.al/sq/nipt/L91922013G
1. M01327009A – KWOK TANG http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M01327009A
2. L92125004A – WORLDWIDE TRADING LIMITED http://www.opencorporates.al/sq/nipt/L92125004A
3. M02013503U – WORLDWIDE GO LTD http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M02013503U
4. M02116024H – CONNECTA INTERCONTINENTAL http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M02116024H
5. M01407007C – Ugochukwu Emmanuel Emereibenu http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M01407007C
6. Shoqeri me zoterues shqiptare:
7. M01909013C – LEKLIFARM GLOBAL http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M01909013C
8. M02411016A – MAIBOM GMBH http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M02411016A
9. M11623012K – HORTIFEEDS http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M11623012K
10. M11524002F – TEST FUCHS GMBH http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M11524002F
11. M11416001A – ECI PHARMACEUTICALS LLC http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M11416001A
12. M11602006A – GS ECOMETAL CO LTD http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M11602006A
13. M02028007F – Xhentil Kupe http://www.opencorporates.al/sq/nipt/M02028007F

/Burimi: Open Data/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *