Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditën e djeshme ka ardhur në Shqipëri së bashku me familjen e saj, ku u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Duke shfrytëzuar rastin e qendrimit të saj në vendlindje ajo ka takuar edhe miqtë e vjetër si Ledri Vula. Para disa vitesh, të dy u përfolën se kishin nisur një lidhje dashurie, e cila dyshohet se mori fund për shkak të angazhimeve që kishin të dy palët. Ndonëse Ledri Vula është bërë baba, i ruan kontaktet me Dua Lipën. Këtë e ka treguar partnerja e reperit, Sara Hoxha, e cila ka postuar një fotografi teksa vajza e saj takohej me këngëtaren e famshme.
Ndërsa Ledri postoi një tjetër imazh teksa e bija shfaqej e lumtur pranë këngëtares duke shkruajtur: “Poem Blu takohet me Dua Lipën.”
Këngëtarja nuk hezitoi t’i komentonte “zemra e vogël” dhe bëri tag Ledrin me Sarën. Kujtojmë se nuk është hera e parë që Sara nuk shqetësohet aspak për të kaluarën e Ledrit. Në projektin muzikor “Aman” me ish të dashurën, Dafina Zeqiri, Sara ishte e pranishme në prapaskenë gjatë xhirimeve dhe nuk hezitoi të bënte fotografi me këngëtaren.
Familja Lipa dhe Vula kanë treguar prej kohësh se kanë një marrëdhënie për t’u patur zili. Ata shpesh kalojnë kohë bashkë dhe pas çdo vizite që bën Dukagjin Lipa në Kosovë takon edhe familjen e Ledrit. Sot ata kanë mbetur shokë dhe kanë njohje familjare, aq sa simpatinë për Duan, nuk e ka humbur as e ëma e Ledrit, Xheraldina, e cila kohë më parë postonte arritjet e këngëtares.
/Priza.al/