Punonjësi i një karburanti në Shijak ka rënë pre e grabitjes, ku disa persona i kanë marrë xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Fllakë, ku disa individë ende të paidentifikuar kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti.
Pasi kanë parë vetëm punonjësin, kanë vendosur që të zbresin dhe t’i marrin xhiron ditore 25-vjeçarri me inicialet, E. G. Pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa punonjësi ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.
Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndëkohë që gjithashtu nuk dihen detaje lidhur me shumën e grabitur nga autorët.
/Priza.al/