Kamerunasit zhvatin 4 milionë euro në Shqipëri, gjykata cakton masat e sigurisë!

Gjykata e Tiranës la në burg pa afat katër personat e arrestuar gjatë operacionit “Phishing” të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe vjedhje me një dëm prej 4 milionë eurosh.

Gjyqtari Lazër Sallaku ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i lënë në “arrest me burg” dy shtetasit e huaj dhe dy shqiptarët: Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë deklarimeve ne seancë shtetasja kamerunase, ka pohuar se ndodhej në Tiranë pasi kishte njohje me djalin tjetër nga Kameruni Donad Anu dhe se kishte ardhur për të nisur një jetesë të re më të në Shqipëri.

Mes loteve ajo ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme, ndërsa ka pranuar se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen.

Nga ana tjetër, 34-vjeçari nga Kameruni i cili kishte mbaruar studimet per teologji, ka thënë se ishte i martuar dhe me dy fëmijë dhe se ai ishte në Tiranë për turizëm, duke krijuar përplasje në deklaratat e tyre.

I arrestuari Xhentil Kupe ka pranuar që ka hapur një llogari bankare, por që nuk ka pasur dijeni për aktivitetin ilegal. Ai ka pohuar në gjykatë se ka qënë edhe me parë i dënuar dhe sipas prokurorisë ai është arrestuar për vjedhje në kishën e Shën Mërisë në Voskopojë. Në dosje thuhej se roli i dy shqiptarëve Kupe e Fatbardh Danja ishte hapja e bizneseve fiktive pranë qëndrës kombëtare të bizneseve, strehimi i të huajve si dhe tërheqja e parave në banka.

Edhe pse qëndronte prej tre vitesh në Shqipëri si emigrant ilegal pa leje qëndrimi bizneset i hapi nëpërmjet Xhentil Kupës e Danjës.

Ndërsa llogaritë bankare i kishin thuajse në të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe tërheqjet i bënin në filialet e tyre në kryeqytet.

Zbulimi i kesaj skeme mashtrimi erdhi ne fund te itit 2020 pas nje E-maili i mbërritur nga një biznesmen i huaj në bankën e nivelit të dytë se dikush ka tentuar të vjedhë nga llogaria e tij, ka vënë në lëvizje agjencitë e zbatimit të ligjit.

Grupi i mashtruesve ndërhynte në email në momentin që do bëhej pagesa, duke ndërruar të dhënat e llogarive ku vendosnin llogaritë e tyre bankare si marrës të pagesave. Pas arrestimit të personave të dyshuar mësohet se pranë prokurorisë janë paraqitur për kallëzim 10 biznesmenë të tjerë të mashtruar nga i njëjti grup.4 shtetas të janë shpallur në kërkim, mes tyre tre të huaj dhe një shqiptar, të cilët dyshohet se janë larguar shkuar jashtë vendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *