Vidhen eshtrat e ushtarëve grek në memorialin e Dropullit! Rrëfehen vendasit: Një ditë më parë…

Persona të paidentifikuar kanë hapur memorialin e ushtarëve grek në fshatin Vodhinë të Dropullit, duke vjedhur edhe eshtart e tre ushtarëve. Alarmi u dha të shtunën nga kryeplaku i fshatit dhe dy persona të tjerë, sipas raportimit të gazetares Brikena Metaj.

Varreza, e cila është ndërtuar pas luftës italo-greke, ka qenë gjithmonë nën ruajtjen dhe mbrojtjen e fshatit, ndërsa është gjetur e hapur nga kryetari i fshatit dhe  dy persona të tjerë.Memoriali, i ndërtuar pas luftës italo-greke, gjendet i vendosur brenda ambienteve të kishës së fshatit.

Fshatarët kanë rrëfyer se disa persona, të prezantuar si anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Kërkimit të Eshtrave, kanë kërkuar më herët marrjen e eshtrave të tre ushtarëve, por nuk janë lejuar nga komuniteti.

Kërkesa e tyre ka hasur në refuzimin e banorëve të fshatit, të cilët janë kujdesur përgjatë viteve për memorialin e vendosur brenda kishës së fshatit. Pas refuzimit, paraditen e të premtes së 23 korrikut, banorët kanë gjetur memorialin të hapur dhe kanë vënë re mungesën e eshtrave.

Policia e Dropullit ia ka referuar çështjen Prokurorinë së Gjirokastrës, e cila po heton mbi identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *