Radhë kilometrike në Shëngjin! Pushuesit ‘dynden’ drejt bregdetit, rruga bllokohet në disa akse

Qytetarët nga vendi dhe nga Kosova, kanë vendosur që të shfrytëzojnë ditët me diell, duke vajtur këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar. Marrë shkas nga kjo, janë shkaktuar radhë të gjata nga pushuesit të cilët i drejtohen detit të Shëngjinit, duke lënë larg zhurmën e qytetëve të mëdha.

Mirëpo, për të shkuar deri në Shëngjin, ata duhet të kalojnë një radhë të gjatë automjetesh, të cilat janë në trafik, pasi edhe rruga është me pak korsi. Mësohet se rruga është bllokuar për shkak të fluksit të madh të makinave të drejtuara për të pushuar në veri.

Kjo është një situatë e përvitshme por nga viti nga vit ka ardhur duke u rënduar kjo për shkak edhe të rritjes së numrit të pushuesve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *