Vijnë ‘të reja’ me etiketë/ Skandali se si shqiptarët blejnë pa e ditur goma që dëmtojnë mjedisin dhe automjetet  

Prej disa ditësh tashmë kemi shkruar se në vendin tonë vijon e pa shqetësuar kontrabanda me goma të përdoruara automjetesh, të cilat pasi rivishen këtu në vend, shiten për të reja.

Por ajo që kemi mësuar kohët e fundit është edhe fakti se përveç gomave të përdorura që hyjnë lehtësisht në pik-kalimet kufitare, sidomos të atyre me Greqinë, por jo në sasi shumë të mëdha ka edhe një rast tjetër.

Vitet e fundit sasi të mëdha gomash të përdorura kanë hyrë nga italian ë emër të bizneseve dhe kompanive të ndryshme italo-shqiptare, me pretendimin se këto goma do të vinin për riciklim.

Këto sasi gomash janë konsideruar si “mbetje” (plehra) dhe kanë pasur për destinacion vendin tonë, për industrinë e riciklimit, që pas grimcimit që u bën këtyre gomave sipas qëllimit i përdor ato për bërjen e një lloje të veçantë asfalti.

Por në vend që gomat të përfundonin në industrinë e riciklimit, “Priza.al” ka mësuar se sasi shumë të mëdha të tyre janë shitur me shumicë tek fabrikat që bëjnë veshjen e tyre.

Më pas këto goma pasi lyen u ngjitet edhe nga një etiketë sikur janë “të reja” të ardhura nga vendet e BE-së, dhe çmimet u shkojnë nga disa dhjetëra në disa qindra euro copa.

Multi Action - Specialized quality labels

Etiketa e BE-së për gomat

Në nëntor 2012, në mbarë Evropën u prezantua një etiketë standarde për gomat e automjeteve: bazuar në tre kritere, Etiketa e BE-së për gomat ofron informacione rreth karakteristikave mjedisore dhe të sigurisë së një gome, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e ndotjes.

Në lidhje me sigurinë, mbërthimi i sigurt në kushte me lagështirë është shumë i rëndësishëm për drejtim të sigurt të automjetit. Rezistenca e ulët në rrotullim kursen karburant dhe ul emetimet e CO2, ndërkohë që i rëndësishëm është edhe eliminimi i zhurmave të jashtme që bën goma, që matet në decibelë.

Por ndërkohë që etiketat janë në rregull dhe sipas parametrave europianë, është goma ajo që çedon. Për këtë duhet të llogarisni se kur i keni blerë për herë të fundit gomat, sa kanë kushtuar dhe ku.

Po ashtu llogaritni edhe se pas sa kohësh keni shkuar te gomisti dhe ju ka thënë se gomat tuaja janë konsumuar.

Konstatimi i shoferëve

Vitet e fundit janë për herë e më të shumtë shoferët që konstatojnë konsum më të shpejtë të gomave. Kjo sidomos në ato raste kur një automjet ka ardhur me goma origjinale nga jashtë dhe është shitur në Shqipëri.

Gomat e ardhura nga jashtë kanë një jetëgjatësi me të madhe, bëjnë më pak zhurmë dhe konsumojnë më pak karburant. Në një kohë që pas disa vitesh përdorimi në vend, ku automjeti i ndërron gomat në vend, shoferët konstatojnë një tjetër fenomen.

Gomat e blera në Shqipëri, edhe kur janë të markave nga më të njohurat dhe që blihen si të reja, në fakt konsumohen më shpejt dhe si fillim bëjnë më tepër zhurmë.

Këtë gjë fare pak shoferë e konstatojnë, mbase ata më profesionistë, por të tjetër pas pak kohësh konstatojnë dridhjet në timon dhe konsumin jo të njëtrajtshëm të gomave në batistradë.

Kjo sipas disa ekspertëve të transportit, tregon qartë se gomat kanë ardhur të përdorura nga jashtë, dhe pasi janë riveshur këtu, janë shitur për të reja.

Por cilësia e riveshjes në Shqipëri dallon shumë nga ajo e përpunimit në vendet perëndimore, gjë të cilën e tregon herë pas here edhe dalja e telave të gomave ose thurja, edhe pse goma nuk është konsumuar totalisht në batistradë.

Deri tani autoritetet në vend janë kujtuar pak ose thuajse aspak për këtë, por ndërkohë numri i aksidenteve qoftë edhe me humbje jete në Shqipëri është shumë i lartë.

Jo të gjithë shkaktohen nga cilësia e keqe e gomave, por po ti shtosh asaj cilësinë e keqe të rrugëve dhe mungesën e hetimeve për aksidentet, del se përgjegjëse në shumë raste janë pikërisht edhe cilësia aspak e mirë e gomave.

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *