Ditën e djeshme një lajm ka qarkulluar në disa portale, i cili vendoste në fokus këngëtaren e njohur shiqptare Eli Fara, duke aluduar se ajo ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Fatmir Mediu.
Në lajmin e publikuar në disa media thuhej mes të tjerash se Eli Fara ka bërë 65 udhëtime në SHBA e BE të paguara nga paratë e shtetit. Lidhur me këto aludime, këngëtarja e mirënjohur ka thyer heshtjen, duke mohuar në mënyrë të prerë një gjë të tillë, teksa thekson se: “nuk kam firmosur kurrë në asnjë bordero si drejtoreshë”.
Gjithashtu në krah të Eli Farës ka dal edhe kolegia saj Aurela Gaçe, e cila shprehet se mikja e saj ka duruar dhe ka heshtur përballë shumë sulmeve dhe shkrimeve, por kësaj here akuzat ishin mbi çdo cak njerëzor. Këngëtarja thotë se kushdo që e njeh Eli Farën është me fat, teksa shton se ajo vetë ka marrë nga mirësia dhe fisnikëria e Eli Farës.
Reagimi i Aurela Gaçes:
@elifaramari e kam thene shpesh edhe hapur qe kush te njeh ty eshte me fat. Une jam nje nga ata njerez qe kam marre nga miresia jote, nga njerzilleku ,nga fisnikeria, nga besnikeria jote. Ke duruar shume, shume here,ne shume raste, ke heshtur perballe shkrimeve, sulmeve. Kete here, ishte mbi cdo cak njerezor. Duhet te dish se ata qe te duan, te duan edhe kete se ndryshon asnje shpifje.
Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu eshte i afte te vrase e te dhunoje nje tjeter njeri, që ketu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më cudit fakti që gazetaria thjeshte ben copy paste nje lajm. As kerkojne fakte, as pyesin, thjeshte shperndajne helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirteror qe mund ti shkaktojne dikujt.
/Priza.al/