VIDEO/ Qeshët me deputeten e ‘këpëratave’?! Fjalimi i ‘Doktor’ Xhelal Mziut (krahut të djathtë të Lulit), që nuk di të lexojë, do t’ju gajasë…    

Harrojeni Majlinda Halilajn, e njohur ndryshe si deputetja e ‘kërpëratave’, simbol i mediokritetit dhe analfabetizmit të një pjese ligjvënësish të Parlamentit aktual, ‘cilësi’ këto të demostruara gjatë një fjalimi plot gafa për ligjin e korporatave.

Halilaj, e cila zëvendësoi Lulzim Bashën në Kuvend, duke se do të ketë një pasues të denjë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator. Dhe jo një pasues dosido, por me titullin ‘Doktor’. Ai është Xhelal Mziu, krahu i djathtë i Lulzim Bashës, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbajtur një javë më parë, Xhelal Mziu lexoi një fjalim, duke bërë disa gafa në harkun kohor të disa sekondave.

Harrojeni deputeten e 'kërpëratave', videoja epike e Xhelal Mziut që nuk di  të lexojë, deputeti i ri i PD-së me titullin 'Doktor' dhe krahu i djathtë i  Bashës - Shqiptarja.com

Fjalimi i ‘të ziut’ Mziu, i ngjashëm me atë të deputetes së ‘kërpëratave’, shkaktoi të qeshura në radhët e delegatëve. Përpos përmbajtjes me natyrë komike të fjalimit, në video Mziu duket qartë se ka vështirësi të theksuara në leximin e gjuhës shqipe.

Por, ndryshe nga disa deputetë aktualë që do mbahen mend vetëm për gafat dhe nivelin e mjerueshëm kulturorë, Xhelal Mziu mban edhe titullin ‘Doktor’.

Xhelal Mziu me kalë në Dibër: Shteti e ka harruar, ecëm dy orë në këmbë,  celularët i karikojnë në qytet – Të Paekspozuarit

Në vjeshtën e vitit 2013, Universiteti Bujqësor në Kamëz i ka dhënë Xhelal Mziut titullin ‘Doktor’. Këtë gradë Mziu e ka marrë pasi Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit shqyrtoi disertacionin me temë “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet”.

Vetë Mziu shkruante në Facebook se: “Mes shumë kualifikimesh, titujsh e nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryetarit të Bashkisë Kamëz, zotit Xhelal Mziu, i shtohet edhe një titull mjaft i rëndësishëm shkencor, pikërisht grada ‘Doktor shkencash’”.

Deri kur mori gradën, Mziu kishte krijuar një tjetër imazh, pas publikimit nga ana e tij të një fotoje, ku shfaqej duke i rënë daulles dhe me një karmonedhë në ballë.

Gjatë tre mandateve në krye të Bashkisë së Kamzës, Mziu krijoi një rrjet klientelist, ku tenderat qarkulloheshin në të njëjtat duar.

Në fund të vitit 2013, Mziu u arrestua për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria kërkoi 3 vite burg, por Mziu arriti t’i shpëtonte dënimit në Apel, një vendim ky i shumë diskutuar dhe i dyshimtë.

Ky është Xhelal Mziu dhe mbrapa i vjen... makina e ziftit! -

Xhelal Mizu është edhe një ndër protagonistët e dosjes së bujshme 184, e cila u ndërtua nga disa prokurorë me lidhje të shumëfishta me PD-në, për goditjen e mazhorancës dhe për t’i krijuar një kauzë opozitës.

Xhelal Mziu, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kamzës, kishte mobilizuar autobusët për të dërguar votues nga Kamza, me qëllim për të votuar për kandidatin e PD-së.

Ky është Xhelal Mziu dhe mbrapa i vjen… makina e ziftit!

/Burimi: Shqiptarja.com/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *