Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe malore ndërsa zona përgjatë vijës bregdetare do të paraqitet me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave në vend, ndërsa shira të izoluar dhe të papërfillshëm sërish rrezikon zona e Alpeve Shqiptare.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 16°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
/Priza.al/