Policia ka kapur dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Në Kestrinti, Igumenicë janë kapur pas mesnate dy shtetas shqiptarë duke transportuar me krahë 2 çanta që përmbanin 31 me pako me 33 kg 260 gram marijuanë.
Një person i tretë arriti të largohej me vrap duke u futur sërish në tokë shqiptare. Të arrestuarve iu sekuestrua edhe një thikë e llojit “flutur”.
Në Kostur është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 56 vjeç. Në brendësi të mjetit u gjetën dhe sekuestruan 5 çanta që përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram marijuanë. U sekuestrua celulari me një karte SIM.
/Priza.al/