Mori në mënyrë të paligjshme inertet në lumin Shkumbin, pranga 65-vjeçarit nga Peqini

Një 65-vjeçar nga Peqini është vënë në pranga dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve.

Sipas njoftimit të policisë, përmes kësaj ndërhyrjeje, të dy personat kanë ndryshuar rrjedhën natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Njoftimi i policisë Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *