Media prestigjioze angleze ‘Daily Mail’, ka publikuar një investigim rreth mënyrës se si futen shqiptarët në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe.
Ata shkruajnë se trafikantët shqiptarë e qënieve njerëzore kërkojnë deri në 20.000 paund për të kontrabanduar emigrantë , dhe shfrytëzojnë rrjetet sociale si ‘TikTok’ për të publikuar njoftimet e tyre.
Hetimi i Daily Mail zbuloi që faqet e njohura ishin të mbushura me reklama nga trafikantët e qenieve njerëzore, ndonjëherë duke u tallur me përpjekjet e autoriteteve britanike për t’i ndaluar ata dhe duke postuar udhëzime hap pas hapi për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm të futen fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar. Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin është rritur në ditët e fundit, dhe brenda 7 muajve ka qenë 8,000, më shumë se sa u futën gjatë gjithë vitit 2020.
Në një postim në “Tik Tok”, shihet se si një adresë që dyshohet se përdoret nga një shqiptarë, shkruan: “Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shkojnë në Britani të kontaktojnë në këtë profil. Udhëtimi është 100% i sigurt”.
Po ashtu, imazhe e video të tjera ka ndarë edhe përdoruesi me emrin Union Jack, ku shkruan: “Udhëtim i sigurt nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar. Nevojiten 23 mijë euro”. Madje, këta persona kanë shkuar deri aty sa kanë filmuar emigrantët të vendosur në kamiona. Imazhet janë përdorur si reklamë për këtë veprimtari.
Gjithashtu media në fjalë shkruan, se një llogari shqiptare, e fshirë kohet e fundit, përmbante udhëzues se si të futesh në Britani të Madhe, përmes pikave të kufirit nga Franca, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Investigimi i “Daily Mail” ka shkuar dhe më thellë.
Një tjetër faqe e quajtur ‘Udhëtim në Angli’ përdori hartat e Google dhe grafikë të bërë në mënyrë profesionale që përshkruajnë se si të shkojnë në Britani të Madhe nga Caen në Francë. Duke theksuar rrugën më të mirë, specifikoii: ‘Ju duhet të vishni rroba si të pastruesve! 05.50 e mëngjesit koha më e mirë ‘.
Investigimi i “Daily Mail” ka shkuar dhe më thellë. Ata kanë monitoruar faqen e dikurshme në “Facebook”, “Shqiptarët në Londër”, që përdoret nga përdoruesi Leonard Sufa. Ky i fundit ka ndarë në këtë faqe një foto dhe shkruan: “Nesër pasdite për në Angli. Të interesuarit të kontaktojnë në DM”.
Ky shqetësim është konstatuar nga autoritetet në Britani, të cilat kanë rritur vigjilencën dhe kanë nisur të kontrollojnë adresat. Robb Jones, drejtor i udhëheqjes së kërcënimit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka thënë se shqiptarët kontrabandistë përgjithësisht përdorin rrjete sociale si Facebook, Instagram, Twitter, Telegram, Youtube dhe Tik Tok, për të reklamuar aktivitetin e paligjshëm.
Duke iu referuar një burimi nga Policia kufitare në Shqipëri, “Daily Mail” shkruan:
“Një burim na tha se shumica e trafikantëve janë midis moshës 18 dhe 22 vjeç. Kryesisht vijnë nga zona të varfra të Shqipërisë dhe janë rekrutuar me kriminelë, për të punuar në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”. Më tej ato shtojnë: “Të rinjtë bien dakord të shkojnë në Angli dhe të punojnë në shtëpitë e barit për të paguar rrugën, e cila shkon deri në 20 mijë paundë”.
/Burimi: DailyMail/ përshtati në shqip Priza.al/