Në mesin e dhjetëra të mbijetuarve është edhe Ramë Gashi.
“Udhëtimi ka qenë i mirë, madje edhe argëtues, kemi fjetur rreth orës 5 të mëngjesit, pasi që në katin e parë rinia tërë natën ka kënduar dhe argëtuar. Sapo fjeta dëgjova një zhurmë që më zgjoi menjëherë. Gjithçka ndodhi për pak sekonda. Kam parë vetën duke fluturuar lartë e poshtë, gjësendet e ndryshme binin mbi ne, ulëset janë thyer, duke ua shtypur duart pasagjerëve. Aty e kuptova se një grua që ishte poshtë meje kishte vdekur. Njerëzit kishin përfunduar të shtrirë mbi njëri-tjetrin, e më së rëndi e kam pasur kur pashë të rinjtë që kishin humbur jetën. Fillova ta kërkoj gruan që ishte ulur me një mikeshë, e kur e gjeta dola jashtë për të ndihmuar të tjerët, pasi që nuk kisha pësuar ndonjë lëndim serioz fizik. Nuk kam dashur të shkoj fare, por ajo më bindi që të udhëtojë me të me autobus. Unë isha për udhëtim me aeroplan, pasi që fluturimi nga Shtutgarti drejt Prishtinës, zgjat vetëm një orë e gjysmë, por ajo insistonte që të udhëtojmë me autobus. Kurrë nuk do ta harroj këtë moment” , ka thënë Gashi për Jutarnji List.
/Priza.al/